Erdenis Gurishta rinovon me Vllazninë për dy sezone të tjera…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin Erdenis Gurishta, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy sezonet e ardhshme.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi shkodran shprehu kënaqësinë për vijimin e rrugëtimit të përbashkët me kapitenin, i cili ka qenë një figurë kyçe në skuadër.

“Sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu,” shkruan klubi, duke shoqëruar lajmin me mbështetje për lojtarin e tyre besnik.

Shpërndaje