
KF Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Deliu. Klubi shkodran e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në skuadër dhe i uron suksese në vijim të karrierës profesionale.
“Faleminderit, Ardit Deliu!”, përfundon njoftimi i klubit në rrjetet sociale.




