
Vllaznia ka njoftuar largimin e Milos Stojanoviç. Pas dy sezoneve si pjesë e shkodranëve, klubi ka vendosur të mos rinovojë me mbrojtësin serb.
Stojanoviç largohet si lojtar i lirë dhe përgatitet për një aventurë të re në karrierën e tij.
28-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm te kuqeblutë në dy sezonet e fundit, me të cilët u bashkua nga ekipi i Kastriotit.
Në Shqipëri, ai ka luajtur edhe me Bylisin, ndërsa pjesën tjetër të karrierës e ka pasur në vendlindje, në disa skuadra serbe.
Ky është largimi i parë nga Vllaznia sa i përket lojtarëve, ndërsa pritet të pasohet edhe nga të tjera, pasi shkodranët janë të vendosur për shumë ndryshime.




