
Në Kampionatin Kombëtar të Taekwondosë 2025, ekipi i Vllaznisë ka shkëlqyer duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë për të rritur. Me një paraqitje të fortë dhe të vendosur, sportistët shkodranë treguan përkushtim dhe nivel të lartë teknik, duke e kthyer këtë garë në një tjetër moment krenarie për qytetin e Shkodrës.
Isra Meta u vlerësua si sportistja më e mirë teknike e kampionatit, duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm ekipin, por edhe frymën garuese të klubit Vllaznia.
Rezultatet e arritura ishin si më poshtë:
Kategoria Junior
Vendi i parë: Amina Hadri, Menida Meta
Vendi i dytë: Edrit Coka, Ema Dodaj, Orges Nikolli
Vendi i tretë: Edina Balija, Kejsi Gallubja, Amber Mustafa, Alesja Zefi
Vendi i katërt: Daniel Ndogaj
Kategoria Senior
Vendi i parë: Isra Meta, Enisa Shabaj, Selma Uruci
Vendi i dytë: Saimir Cela, Muhamed Dyli, Irsa Osmanagiq, Nikolin Perzefi, Nejla Uruci
Vendi i tretë: Edri Hoti, Sajmir Trushi, Neual Uruci
Vendi i katërt: Esad Malaj
Këto rezultate janë fryt i një pune të gjatë dhe të palodhur nën drejtimin e trajnerit Elion Puka, i cili ka ndërtuar një ekip të disiplinuar, të përkushtuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen./RealitetiPost/











