
Pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” u zhvillua një ndeshje miqësore interesante mes veteranëve të Vllaznisë dhe atyre të Real Valladolid. Ky aktivitet, me rëndësi të veçantë simbolike dhe sportive, u organizua nga Bashkia Shkodër dhe Klubi Futbollistik Vllaznia.
Në fushë zbarkuan emra të njohur të futbollit shkodran e shqiptar, përballë ish-lojtarëve të njohur të futbollit spanjoll. Megjithëse Real Valladolid doli fitues me rezultatin 2-0, fokusi kryesor i kësaj ndeshjeje ishte bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë mes dy palëve.
Ky takim pritet të jetë vetëm fillimi i një serie bashkëpunimesh mes dy grupeve të veteranëve, duke përforcuar lidhjet sportive dhe kulturore ndërmjet Shkodrës dhe Valladolidit.











