
Ndeshja gjysmëfinale e parë e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamos, e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi pa gola. Pas 90 minutash lojë të luftuar, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 0-0.
Ky barazim e lë të hapur çështjen e kualifikimit për në finalen e Kupës, me gjithçka që do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Dueli i dytë mes Vllaznisë dhe Dinamos do të zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Elbasan Arena”, ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren për të siguruar një vend në finalen e madhe./RealitetiPost/