“Nga Bankat e Fakultetit Ekonomik në Aktivizëm dhe Sukses: Rrugëtimi i Kolindo Vjerdhës”…

Shpërndaje

Quhem Kolindo Vjerdha. Kam mbaruar studimet e ciklit Bachelor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi,” në degën “Financë-Kontabilitet.” 🎓 Tre vitet e kaluara në këtë fakultet do të mbeten gjithmonë në kujtesën time, jo vetëm për bazat e forta profesionale që fitova, por edhe si periudha kur hodha hapat e parë në aktivizmin qytetar. 🌟

Qyteti i Shkodrës ishte vendi ku nisa të angazhohem publikisht, duke shkruar artikuj të rregullt për mediat lokale dhe gazetat kombëtare, ku trajtoja gjendjen e arsimit, sfidat e të rinjve dhe problematikat e tregut të punës. 📝 Ky angazhim mori një dimension tjetër kur u zgjodha Ambasador i Ri Evropian, një rol që më dha mundësinë të ndërveproj me të rinj nga Ballkani dhe të vizitoj institucionet evropiane në Bruksel. 🇪🇺 Këto përvoja më lejuan të ndaja perspektivat e mia dhe të kontribuoj në diskutimet për sfidat që ndikojnë në procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian.

Zhvendosja në Tiranë hapi kapitullin e radhës të aktivizmit tim, duke më dhënë mundësinë të bashkëpunoj më ngushtë me të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile. Prej vitit 2022, kam filluar të angazhohem pranë organizatës Qëndresa Qytetare, ku kam mbajtur pozitat e analistit të politikave publike dhe drejtuesit të kërkimit shkencor. 📊 Më është dhënë mundësia ndër vite për të kontribuar në aspektin e transparencës përballë qytetarëve, duke hartuar raporte tremujore mbi tema të rëndësishme si kriza e fasonerive, rritja e inflacionit dhe ndikimi i tij, si dhe masat fiskale për bizneset e vogla. 📈

Një nga temat më delikate që kam trajtuar ka qenë analiza e kostove të reja që solli ligji për studentët e mjekësisë.
Si pjesë e Qëndresës, kemi kontribuar në rritjen e transparencës financiare të universiteteve, duke u dhënë studentëve dhe pedagogëve një pasqyrë të qartë se si menaxhohen fondet publike dhe tarifat studentore. 💡


Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës është krenar për edukimin e breza të ardhshëm aktivistësh për shkak të përkushtimit të tij ndaj zhvillimit të aftësive analitike dhe strategjike të studentëve. Ky fakultet nuk ofron vetëm njohuri ekonomike, por gjithashtu mbështet dhe frymëzon studentët të angazhohen në çështje sociale dhe të kontribuojnë në ndryshimin pozitiv të shoqërisë. Përvoja dhe mbështetje që ofrohet ndihmojnë në formimin e liderëve të ardhshëm dhe aktivistëve që do të japin një ndikim të rëndësishëm në shoqëri. 😎🏛️✨

Shpërndaje