“Prenkë Jakova” çel dyert për nxënësit, rreth 230 nxënës janë pjesë e shkollës artistike për vit të ri shkollor…

Shpërndaje

Shkolla Artistike “Prenkë Jakova” është institucioni që përgatit dhe edukon me dije artistët e rinj të Shkodrës. Mëngjesi i kësaj të hënë e gjeti plot oborrin e kësaj shkolle. Dita e parë sjell emocione të veçanta për çdonjërin nga nxënësit e saj.

Drejtori Anton Kaftalli shprehet se këtë vit objektivi parësor do të jetë konsolidimi i Orkestrës Simfonike të Shkollës.

Rreth 230 nxënës janë pjesë e shkollës artistike “Prenkë Jakova” edhe për këtë vit të ri shkollor ku 40 prej tyre ulen për herë të parë në bankat e kësaj shkolle.

Shpërndaje