Tonin Gjuraj ka nisur zyrtarisht punën si rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”…

Shpërndaje

Pak orë pasi është dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, këtë të martë prof. Dr. Tonin Gjuraj ka nisur zyrtarisht punën si rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Vendimi i parë i tij ishte emërimi i dekanëve të zgjedhur të këtij institucioni të arsimit të lartë. Gjuraj rikthehet në këtë universitet pas 13 viteve shkëputje.

Rektori Gjuraj është i vendosur në jetëzimin e platformës së tij, e cila mori mbështetjen e pedagogëve e studentëve në zgjedhje, duke vënë theksin tek rikthimi i studentëve shkodranë në auditoret e “Luigj Gurakuqit”.

Prof. Dr. Gjuraj u zgjodh rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në zgjedhjet e 21 qershorit të këtij viti, ku u shpall fitues përballë dy kandidatëve të tjerë në garë përballë tij.

Shpërndaje