128 infermierë të rinj pritet të diplomohen këtë vit akademik në degën Infermieri e përgjithshme, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Shefi i departamentit, Emiljano Pjetri, tregon se mes tyre jane 25 studentë ekselentë.
Pjetri tregon se vitin e shkuar u punësuan 80 infermierë, kjo në bazë edhe të portalit “Infermier për Shqipërinë”.
Dega Infermieri e përgjithshme prej vitesh është dega më e kërkuar në Universitetin e Shkodrës, ku kuotat plotësohen që në raundin e parë.