Dita e dyerve të hapura është kthyer në aktivitet traditë për shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Interesi ka qënë i lartë veçanërisht në degën hoteleri-turizëm
Për drejtuesit e arsimit, profesione të tilla janë gjithmonë jo vetëm shëmbull i mirë në edukimin e nxënësve, por edhe promovimin e turizmit në vend.
Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” ka rreth 700 nxënës që studiojnë në 3 drejtimet që kjo shkollë ofron. Ndërkohë që këtë vit diplomohen në degën hoteleri-turizëm rreth 136 nxënës. Panairi i dyerve të hapura ka për qëllim promovimin e shkollës tek klasat e 9-ta si mundësi studimi në të ardhmen.