10 studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës u nderuan me “Medalje të Artë”. Ndërsa uroi festën e mësuesit , në fjalën e hapjes së ceremonies, Rektorja Rajmonda Kçira iu drejtua pjesës më të mirë të studentëve, të cilët në jetën e tyre lënë një shenjë krenarie të madhe.
Vetë studentët thanë se ndihen të vlerësuar për këto arritje që janë fryt i punës së përbashkët.
Në ceremoninë e dhënies të “Medaljes së Artë” për studentët që kanë përfunduar studimet e nivelit master me nota të shkëlqyera, ishin të pranishëm edhe autoritetet vendore.