Nga Besnik DIZDARI
….Kur me 1930, mbreteria e Zogut desh te zhvillonte per here te pare Kampionatin Kombetar te Shqiperise ne Futboll, Shkodra me mendjemadhesine me te madhe e kundershtoi. Nuk besonte ne kete organizim.
Ngaqe ne qytetin e saj, ajo zhvillonte nje organizim futbollistik te jashtezakonshem me kampionatet e saj te nje tufe skuadrash: Studentet Shkodra, Juventus, Leke Dukagjini, Liria, Republika, Djelmnia Shkodrane, Shkolla e Parruces, Gjergj Kastrioti, Gjimnazi i Shtetit etj ishin disa nga ekipet e ketij qyteti.
Madje, deri dhe me pjesemarrjen ne kete kampionat te Shkodres edhe te nje prej skuadrave me te vjetra te Malit te Zi, Cernogorac e Cetinjes.
Mire-po, Ahmet Zogu ishte Ahmet Zogu ! Dhe me nje te rene te lapsit, e detyroi Shkodren e pabindur ti shkrinte skuadrat e saj dhe te merrte pjese e te perfaqesohej ne kampionat me “kombetaren” e saj. Shkodra me kohe kishte formuar edhe kete me emrin “Reprezantativi i Shkodres” qe u quajt Bashkimi i Shkodres”