Skandali në Shkodër, nëna burgoset 8 ditë pas lindjes së djalit…

Shpërndaje

Një skandal është shënuar në Shkodër, ku Diana Bahçja është arrestuar nga policia 8 ditë pas lindjes së djalit.

Ka qenë bashkëshorti i saj Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër, i cili ka denonocuar rastin duke thënë se gruaja është arrestuar dhe ndarë nga djali 8 ditësh që ka nevojë për të.

Diana Bahçja ishte gjobitur në 2020 me 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë. Diana Bahçja akuzohet se ka braktisur vajzën nga martesa e parë.

28-vjeçari u shpreh se ai tha gruaja nuk e dinin për gjobën, apo për vendimin e dënimit me burg. Naimi Bahçja tha se tani i vetëm dhe me ndihmën e mbesës 11 vjeçare kujdeset për djaline  prosalindur.

28-vjeçari bën thirrje që bashkëshgortja e tij të lirohet që të kthehet pranë djalit të vogël, teksa tha se është i gatshëm të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

Shpërndaje