Dogjën stallën e bagëtive në Vaun e Dejës, Policia i ndalon por dhunohet nga autorët e dyshuar…

Shpërndaje

Mbrëmjen e kaluar, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e quajtur Fshat i Ri në bashkinë e Vaut të Dejës.

Dy persona, dyshohet se i vunë flakën një magazine me bagëti, me qëllim hakmarrjen.

Pas marrjes së informacionit, policia shkoi menjëherë në vendngjarje, dhe referuar dëshmisë së pronares së magazinës, si autorë të dyshuar ishin Afrim Sadik dhe Gëzim Prendi.

Pasi u vu në ndjekje të tyre, blutë e Shkodrës arritën t’i ndalonin dy autorët e dyshuar në fshatin Rranxa. Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, Sadik dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar.

Shpërndaje