“Marrëdhënie me përfaqësues institucionesh dhe sipërmarrës për drogë”, Matteo Messina Denaro, anëtari i fundit i Cosa Nostra ka qenë dhe në Shqipëri…

Shpërndaje

Detaje të reja dalin në lidhje me Matteo Messina Denaron, anëtari i fundit i Cosa Nostra, i cili u arrestua pak ditë më parë në Itali.

Ai i kaloi dy vitet e fundit në Campobello di Mazar, një qytet disa kilometra larg Castelvetrano-s, vendit të tij të lindjes.

Me emrin e Andrea Bonafede, bossi i rrezikshëm që kërkohej prej 30 vitesh nga autoritetet italiane duket se bënte një jetë normale.

Por ku ishte Matteo Messina Denaro më parë?

Pikërisht kësaj pyetje po përpiqen t’i përgjigjen autoritetet teksa po mbledhin informacione të vjetra dhe të reja për bosin e mafias.

Ndërkohë, gjurmët e hetimeve të çojnë në shumë vende, bosi i Cosa Nostras duket se ka udhëtuar në shumë shtete, mes tyre dhe Shqipëri.

Mediat italiane raportojnë se Denaro ka qenë në Spanjë, Tunizi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kalabri.

Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën. Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit.

Nëse gadishulli Iberik është një vend që bosi i mafias e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar veten në qendrën e oftalmologjisë Barraquer në Barcelonë, pistat që e vendosin atë në Tunizi dhe Shqipëri janë të shumta.

Shpërndaje