Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Kështu, nga 200 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 197 lekë për litër.
Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm një lekë e do të shitet me 189 lekë për litër.
Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, pra do të tregtohet me 69 lekë për litër. Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit.