Nga sot, hyn në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore, duke nisur kështu funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ajo që preket më së shumti do të jenë gjykatat e Apelit, të cilat nga pesë që ishin në të gjithë vendin do të shkrihen në një të vetme me qendër në Tiranë. Harta e re ka shkrire keshtu edhe Gjykaten e Apelit në Shkodër,
Ne kete gjykate do të funksionojë një zyrë informacioni për qytetarët, ndërsa procesi gjyqësor i Apelimit do të zhvillohet në Tiranë.Harta e re parashikon të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative.
KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar pesë gjykata Apeli në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa gjykata të Shkallës së Parë nga 22 nga sot do të jenë vetëm 13.