Njihuni me kodet dhe ligjet e pashkruara të “Cosa Nostra”-s…

Shpërndaje

Si është e organizuar mafia? Ky emër i dalë nga fjalori italian në vitin 1800 dhe e ka prejardhjen nga një fjalë arabe, mori jetë dhe u përfshi në fjalorin e botës me ngritjen e strukturave të mafies italiane.

E nëse ka organizata të tilla si “Kamorra”, “Ndragheta”, “Sacra Corona Unita”, “Jakuza”, e të tjera, aristokracia e mafies quhet “Cosa Nostra”.

Pas saj vijnë të gjitha.

Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s

Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies.

Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes)ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”.

Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrat që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatash.

Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.

-Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.

-Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”.

– Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.

-Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.

– Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.

-Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë “rekrutimin” e “burrave të nderit” dhe çështjeve të sjelljes së tyre.

-Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.

-Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë “fytyra e pastër” e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.

– Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.

-Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim”.

-Statusi i “burrit të nderit” me t’u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.

-“Burri i nderit”, pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.

-Në çdo rast, njohja e “burrit të nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me “burra nderi” të familjeve të tjera.

-Çdo “burrë nderi” është i detyruar të respektojë “barrën e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.

-Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe “burri i nderit” duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.

-Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për “burra nderi” të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.

– Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.

-Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat.

– Nëse për shembull dy “burra nderi” ndalohen nga policia ndërkohë që gjenden një makinë ku ndodhet një armë, mjafton një shenjë e pakapshme mes tyre për të vendosur se cili do të mbajë përgjegjësi për armën, në mënyrë që të mos përfundojnë të dy në burg.

-Gjatë dënimit me burg është normë që “burri i nderit” të mos tentojë të arratiset nga burgu: një sjellje e tillë është treguese e mungesës së aftësisë për të marrë përsipër përgjegjësitë. Tani sidoqoftë, duket se ky rregull nuk ndiqet më.

-Një rregull tjetër themelor i Cosa Nostra-s i ndalon absolutisht “burrat e nderit” që të kërkojnë ndihmë nga drejtësia e shtetit. Përjashtim të vetëm, sipas Buscetta-s bën vjedhja e automjeteve, të cilat mund të denoncohen në polici për të shmangur që “burri i nderit” që ka automobilin të mos përfshihet në ngatërresa që mund të sajojë personi që e ka vjedhur atë. Por një “burrë nderi” nuk duhet të japë asnjëherë emrin e personit që e ka vjedhur makinën.

Formula e betimit të “Cosa Nostra”-s

Personi që kërkon të anëtarësohet mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.

“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjëherë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.

Fjalori i mafias

MAFIA – Bashkimi i fshehtë i njerëzve të ccdo shkalle dhe çdo lloji, që i japin ndihmë njeri-tjetrit në interesa të ndërsjellta pa respektim të ligjit dhe të moralit

FAMILJA – Një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin

KUPOLA – Quhet ndryshe edhe komision, dhe koordinon aktivitetin e familjeve. Në të bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta

ULTIMO – Është quajtur kapiteni i skuadrës speciali, Serxhio De Kaprio, i cili bëri të mundur arrestimin e bosit të bosëve, Toto Riina-s

PERFAQËSUESI – Shefi i zgjedhur që udhëheq një familje mafioze.

Mafia italiane, por edhe mafiat e tjera nuk kanë një strukturë organizative të thjeshtë, por është një shoqatë e përbërë prej një numri të madh të grupeve të ashtuquajtura klane ose familje. Çdo familje është e udhëhequr nga Shefi ose Bosi ose i ashtuquajturi Don i cili sundon si diktator. Varësisht prej familjes edhe Doni zgjidhet në forma të ndryshme. Doni merr përqindje nga fitimet e të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Nën shefi është urdhri i dytë në familje i cili zakonisht emërohet nga Doni i familjes. Ai është i përgjegjshëm për të gjithë Kapot të cilët janë nën urdhrin e Donit. Në rast të arrestimit ose vdekjes së Donit, Nënshefi është i pari në listë për të marrë pozitën e tij derisa ai u mungon ose përgjithmonë.

Consigliere ose Këshilltari është personi i cili këshillon familjen dhe gjithashtu është i njohur si krahu i djathtë i Donit. Ata përdoren si ndërmjetësues nëpër diskutime dhe përfaqësues të familjes në mbledhjet me familjet tjera. Për Këshilltar, Doni emëron dikë tek i cili ka më tepër besim.

Caporegime ose Capo është i përgjegjshëm për grupet e ushtarëve të cilët i raportojnë direkt atij. Çdo grup zakonisht përbëhet nga 10 deri më 20 ushtarë. Kapoja emërohet nga Doni ose Nënshefi dhe u raporton atyre. Atyre mund tu jepen detyra si vrasje dhe rekrutim. Nëse një Kapo bëhet i mjaft i fuqishëm ai mund të kalojë edhe superiorët e tij. Ai mund të zë edhe vendin e Donit nëse Doni i mëparshëm vdes.

Soldato ose Ushtar është pjesëtar i familjes dhe sipas traditës ai duhet të jetë italian ose të paktën të jetë italian nga ana e babait. Njëherazi kur një anëtarë është i “bërë” ai është i paprekur që d.m.th se përpara se një ushtar të vritet duhet njëherë të bisedohet me Kapon e ushtarit ose Donin. Kur lirohet një vend në familje Kapot mund të propozojnë një anëtar të ri. Ata janë të quajtur si “Njerëz të Krijuar” të cilin epitet e merr duke bërë një vrasje me urdhër të superiorëve. Të jesh i krijuar d.m.th fillimi por jo përfundimi i karrierës mafioze.

Associate ose Shoqëruesit nuk janë anëtarë të familjes dhe roli i shoqëruesit është i ngjashëm me atë të njeriut të porositur. Zakonisht shoqërues janë joitalian të cilët asnjëherë nuk shkojnë më larg se kaq. Ato kryejnë punë për të ndihmuar anëtarët e familjes ose janë njerëz me të cilët familja ka aktivitet. Në raste tjera Shoqërues janë edhe biznesmenët e korruptuar dhe përfaqësuesit e unionit.

Omerta-Kodi i heshtjes

Fjala Omerta, sikurse mafia, është me prejardhje të paqartë, por nëse etimologjia e termit është e paqartë, kuptimi i saj është i qartë.

Omerta është shumë më tepër se një injeksion për të heshtur, madje më shumë si ligj i heshtjes, është një mënyrë e vërtetë të jetuari, një kulturë, elementi qendror i vizionit mafioz të botës, një lloj mbrujtje e dyshimit dhe misterit. Me anë të fragmentarizmit të detyruar, sistematik e konstant të informacionit që s’duhet kurrë jashtë mafies, sigurohet stabilitet.

Omerta është kodeksi i heshtjes i cili i ndalon mafiozët që të tradhtojnë partnerët e tyre tek autoritetet. Dënimi i tradhtisë është vdekja e tradhtarit dhe e familjes së tij.

10 urdhrat e shenjta

Në nëntor të vitit 2007, pas arrestimit të Donit Salvatore Lo Picolo, policia siçiliane gjeti një dokument që përmbante “Dhjetë Urdhërat” në vendin ku strehohej ai. Ata janë udhërrëfyes si të bëhesh një mafioz i mirë, i respektuar dhe i ndershëm.

1- Askush nuk duhet ta prezantoje veten drejtpërdrejt para ndonjërit nga miqtë tanë. Duhet të ketë një palë të tretë për ta bërë këtë.

2- Asnjëherë mos shiko gruan e mikut tënd.

3- Mos lejo të të shikojnë me policë.

4- Mos shko nëpër pabe dhe klube.

5- Të jesh gjithmonë i disponueshëm për Cosa Nostrën është detyrë-edhe nëse gruaja është duke lindur.

6- Takimet duhet të respektohen plotësisht.

7- Bashkëshortet duhet të trajtohen me respekt.

8- Kur pyetesh për ndonjë informacion, duhet të tregohet gjithmonë e vërteta.

9- Paratë nuk janë të duhura nëse i përkasin të tjerëve apo familjeve të tjera.

10- Njerëzit të cilët nuk mund të jenë pjesë e Cosa Nostrës: Çdokush që ka lidhje të afërta me policinë, çdokush që mban marrëdhënie të paplota me familjen, çdokush që sillet keq dhe nuk i ruan vlerat morale.

Shpërndaje