Prej ditësh Policia e Shtetit ka nisur një aksion kombëtar, për evidentimin dhe çmontimin e kamerave të instaluara në rrugët e vendit nga bota e krimit.
Fatjon Softa, ekspert sigurie, thotë se duhet hetuar vendosja e tyre dhe t’u kërkohet llogari institucioneve, objekteve të të cilave iu është instaluar një kamera e tillë.
Ai thotë, se këto kamera duhet të ktheheshin në një provë për policinë, por kjo e fundit duhet të gjejë “trurin” e tyre.
Për Softën, këto kamera duhet të ripërdoren nga policia, pasi atyre mund t’u jetë marrë ndonjë provë që ata kanë, por vështirë se mund të gjendet ndonjë fakt prej tyre.
Lidhur me futjen e tyre në Shqipëri, Softa jep sugjerime, sesi mund të zbardhet kjo çështje.
Vetëm gjatë ditëve të fundit ,Policia e Shtetit raportoi, se opracioni në qytetet: Shkodër,Vlorë,Durrës, Shijak dhe Krujë u çmontuan mbi 150 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.