Përmbytje/ Si paraqitet situata këtë mëngjes në bashkinë e Shkodres…

Shpërndaje


Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 27.01.2023 paraqitet si me poshte :
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.30 ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m)

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.50 m ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka e pandryshuar me oren 18.00 te dates 26.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 85 cm, ka renie me 5 cm me oren 18.00 e dates 26.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 110 banesa, e pandryshuar me oren 18.00 ( Obot 95 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 15 banesa).

Ne rrugen e Obotit po operojne 2 mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 70 cm me renie prej 10 cm.

Kerkohet :

Pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji.

Baze ushqimore per blegtorine.
Çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Shpërndaje