Polica e Tiranës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person i paidentifikuar ka plagosur me thikë një 29 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur te sheshi “Skënderbej”, dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.