VIDEO/ Daja plagosi nipin, si ndodhi ngjarja e rëndë në qendër të Shkodres.(Pamje nga vendi ngjarjes)…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person. Sipas informacioneve të policisë, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve. I plagosur ka mbetur shtetasi Bledar Troshani, i cili është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rëndë në pjesën e barkut.

Ai është transportuar në Spitalin e Shkodrës dhe akutalisht ndodhet në sallën e operacionit. Dyshohet që autor i kësaj ngjarje është daja i Troshanit, Zyhdi Sh., i cili është arrestuar nga policia pak çaste kas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje