Syzet historike të diellit të markës “Ray Ban” që Matteo Messina Denaro mbante kur ishte i ri, një shishe shampanjë dhe libri me titull “Fytyrat mafiozësh”.
Këto janë zbulimet më të fundit të bëra nga Karabinierët e Trapanit gjatë një kontrolli në shtëpinë e familjes së bosit të mafias në Alberto Mario të Castelvetrano-s.
Siç shkruan ANSA, bëhet fjalë për shtëpinë e fundit të tij, përpara se Messina Denaro të niste arratinë që zgjati plot 30 vjet.
Atje bosi i Cosa Nostra jetonte me nënën e tij. Në shumë foto kur ishte i ri kumbari shfaqet pikërisht me syzet e gjetura.