Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Teska rruga nacionale Qafë Thorë- Theth, raportohet të jetë më e bllokuar, ARRSH, bën të ditur se kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm, teksa dendësia e dëborës është mbi 1m.
Gjithashtu ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë, dhe të respektojnë sinjalistikën.