A e dini se shkodranët dikur orientoheshin përmes “Sahatit të Inglizit”?…

Shpërndaje

Në Shkodrën e shekullit të kaluar, ka patur një banesë që quhej nga vendasit “Sahati i Inglizit”. Ky vendbanim ishte nën zotërimin e birit të gjeneralit Lord Alfred Paget, George Paget.

Arsyeja e këtij emërtimi mendohet të ketë qenë një orë e vendosur në pjesën ballore të shtëpisë, e cila mundësonte edhe përditësimin e kalimtarëve me orarin.

Majori Peget kishte marrë pjesë në Luftën Ruso-Turke (1877-1888), në Luftën Greko-Turke (1897), në Luftën e Afrikës Jugore (1900-1901) dhe në Luftën e Tripolit (1912). Në vitet 1915-1916, Peget ishte pjesëtar ushtarak i misionit britanik të Adriatikut.

Ka qenë përkrahës i nxehtë i Lidhjes së Prizrenit dhe ka kundërshtuar shkëputjen e Janinës nga Shqipëria.

Shpërndaje