Ambasadori i Japonisë në spitalin e Shkodres, Projekt për Përmirësimin e Qendrës së Gastroenterologjisë…

Shpërndaje

🇯🇵 🇦🇱 Me shumë kënaqësi mirëpritëm sot në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri për finalizimin e Grantit për “Projektin e Përmirësimit të Qendrës së Gastroenterologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës”.

📌 Qendra e Gastroenterologjisë tashmë e pajisur me endoskopinë gastrointestinale është një vlerë e shtuar jo vetëm për institucionin tonë por edhe për të gjithë qarkun.

Nuk janë të paktë pacientët që afrohen pranë mjekëve të specializuar, me ne krye dr.Nevila Luli, për t’u kuruar dhe kjo pajisje tashmë shërben për të marrë imazhe dhe informacione më të qarta për të përcaktuar me tej diagnozën dhe duke e çuar drejt rrugës së kurimit.

Shpërndaje