Mjeku Ilir Alihmehemti, në një intervistë për Ora News, është shprehur se masat kufizuese për parandalimin e Covid-19 duhet të ishin hequr.
Kjo pasi sipas tij, në vendin tonë kemi një shkallë shumë të lartë imunitare. Imuniteti sipas tij është krijuar edhe nga vaksinimi, por dhe nga kalimi i Covid-19, në mënyrë natyrore.
lir Alimehmeti: Ne kemi një shkallë imunitare shumë të lartë, qoftë nga kalimi i sëmundjes natyrore, qoftë nga vaksinimi. Ndryshon shumë nga qershori i 2020. Ka një vonesë për heqjen e masave. Ka një tendencë që masat të qëndrojnë më shumë nga ana e sigurisë, pak më gjatë se sa duhet. Por qartësisht prej 5 javësh, jemi në një situatë të qetë, shifrat janë të ulëta dhe numri më i rëndësishëm është numri spitalor. Numri spitalor është i ulët dhe është i qëndrueshëm. BA.2 edhe pse kapërcen mbrojtjen imunitare të varianteve të mëparshme, pra jo Omicron apo të vaksinave për infektim, efektiviteti i formave të rënda vazhdon qëndron, ndërkohë që nuk kapërcen dot mbrojtjen imunitare të ofruar nga varianti BA.1.