LAJM I FUNDIT/ Ndryshojnë masat për të udhëtuar drejt Italisë…

Shpërndaje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi mbrëmjen e së martës se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-covid për hyrje/daljet nga vendi.

Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.

Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.

Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.

Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni këtu faqen e MEPJ.

Shpërndaje