Tifozët hodhën shishe ne fushë, disiplina dënon Vllazninë…

Shpërndaje

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF është mbledhur sërish në datë 30.01.2020 duke marrë vendimet mbi subjektet dhe aktorët e futbollit që kanë kryer shkelje gjatë javës që lam pas.

Nga Kategoria Superiore e kanë pësuar skuadrat e Luftëtarit dhe Vllaznisë së Shkodrës. Zyrtari i klubit të Luftëtarit Artur Danaj është dënuar me 8 ndeshje pezulli, ndërsa klubi duhet të dëmshpërblejë dëmet e bëra në “Selman Stermasi”. Nga ana tjetër shkodranët dhe Besëlidhja janë dënuar për sjellje të gabuar të tifozëve.

VENDIMET:

  1. KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Ky dënim do të zbatohet në bazë të parashikimeve te nenit 116/1/a të KDS.
  2. Zyrtari i KF Luftëtari, Artur Danaj për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. KF Luftëtari detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditëve në stadiumin “Selman Stërmasi” nga lojtarët/stafi përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.
  4. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në rast përsëritje KF Vllaznia paralajmërohet se do të jetë objekt i masave të përshkallëzuara sipas KDS.
  5. KF Oriku detyrohet të dëmshpërblejë brenda afatit prej 15-ditëve dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” nga ekipi i KF Oriku sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.
  6. Ekipi i KF Iliria për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 63/1/c, Nenit 65/4/c të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.
  7. Zyrtari i KF Turbina Bledar Malaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i KF Turbina E. Belshi per sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Pranimin e kërkesës së Lojtarëve të KF Teuta Fabjan Beqja dhe Amer Duka. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtarët vendosen në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës denimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
Shpërndaje