Vllaznia mbyll bashkëpunimin me futbollistin brazilian

Shpërndaje

KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushorin Emerson Brito Dos Santos.

Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Emerson për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Shpërndaje