Dy viktima dhe 24 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e funfit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 10 raste, duke vijuar me Shkodrën 2 raste nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (19 Maj 2021)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,051
Testime totale 685,616
Raste pozitive 132,095
Raste të shëruara 127,240
Raste Aktive 2,417
Humbje jete 2,438
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1821
Korçë 136
Shkodër 108
Vlorë 58
Lezhë 55
Fier 53
Gjirokastër 52
Elbasan 47
Berat 41
Durrës 26
Kukës 16
Dibër 4