Pa nisur merkatoja e janarit, Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka realizuar goditjen e pare. Kuqeblute e koshit kryejne blerjen e pare per gjysmen e dyte te sezonit.
Keshtu, skuadra shkodrane ka afruar ne skuader malazezin, Petar Kusovaç. Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi i basketbollit Vllaznia.
Ky klub ben te ditur se vete presidenti Alban Xhaferi do prezantoje blerjen me te re, neser ne oren 12:00 ne mjediset e Pallatit te Sportit “Qazim Dervishi”.
Mesohet se Petar Kusovaç eshte vleresuar edhe si lojtari me i çmuar (MVP) ne kampionatin slloven te basketbollit. /SportngaBajraktari