Zyrtare/Shkodrani Rubin Hebaj lojtar i Teutes

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 23 vjeçar, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 1 vit dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i Ukrahinas ku është paraqitur me Vorskla Poltava. Rubin Hebaj është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!