Zhdukja e Vis Martinaj, reagon ish-missi që përflitet se ka qenë e lidhur me të: Ka qenë me një femër tjetër, natën që u zhduk, jo me mua

Pas dëshmisë së dalë nga Prokuroria, ku Deta Kokomani tregon njohjen me Ervis Martinaj, ish- missi ka reaguar. Deta Kokomani reaguar për JOQ dhe është shprehur se deklaratat e saj po keqpërdoren. 

Ajo thotë se prokuroria ka shtuar detaje dhe emra që nuk i ka përmendur fare teksa shtoi se lidhja e saj me Ervis Martinajn po përdoret për të mbuluar detaje të tjera.

Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjeter para se te zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

Trecereku fjalve te kjo “deshmia” s’jan then as nga un po nga prokuroret zhulsa te Rames. Kane shtuar detaje, kane shtuar emra qe un si kam permendur fare dhe i kan dhen per mediat pa te drejte.

Per te mos permendur ge lidhja ime me personin ne fjale po perdoret per te mbuluar shume gjera se para se te zhdukej ka qene me persona te tjere duke perfshire dhe nje femer tjeter qe po i mbrohet identiteti nga shteti. 

Me shum nuk dua te flas dhe sdo flas se cdo fiale perdoret sipas perfitimeve te mediave”, thotë Deta Kokomani.

Ish-missi shqiptar, Deta Kokomani thuhet ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar. 

Për herë të fundit Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hoteli.