Zgjedhor/ Shqyrtohet padia për Shkodrën, rrëzohet kërkesa e LSI për të shtyrë seancën…

Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për shqyrtuar ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.

Ditën e sotme shqyrtohet padia e PD dhe LSI për zgjedhjet në Shkodër. K

AS rrëzoi më parë paditë për këtë qark kurse PD dhe LSI e kanë çuar tashmë çështjen në Shkodër edhe pse Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar paditë për qarqet e tjera pararendëse.

Në seancë mungonte përfaqësuesi i LSI dhe u kërkua që të shtyhet seanca, por Kolegji nuk e konsideroi si shkak.

Për Kolegjin Zgjedhor nuk justifikohet shtyrja e seancës së sotme pasi LSI është vendosur më parë në dijeni dhe mund të sillte një përfaqësues tjetër.

‘’Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër. Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.’’- tha drejtuesi i seancës.