Zbulohet përgjigjia e tamponit, kapiteni i Vllaznisë rezulton pozitiv me COVID…

Doli ajo që të gjithë nuk e dëshironin. Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Burime të sigurta ët “Panorama Sport” pranë lojtarit dhe klubit shkodran kanë konfirmuar se pak minuta më parë, Gurishta është njoftuar nga autoritetet shëndetësorë se ka dalë pozitiv me Koronavirus.

Për lojtarin dyshohej që në fillim se mund të ishte infektuar, pasi kishte shfaqur shenjat e para të virusit.

Këtë e kishte pohuar edhe vetë lojtari, i cili pas testit të bërë, u shpreh për gazetën se kishte temperaturë.

Një lajm i keq për Vllazninë dhe lojtarin, i cili tashmë do të duhet të qëndrojë i izoluar deri sa ta kalojë virusin.