Zbardhet kërkesa e Administratorit Lici për Bashkinë…

Suad Lici i ka dorëzuar asamblesë së “Vllaznia sh.a” një shkresë, ku raporton ndryshimet dhe planin financiar të 2020-ës.

Administratori qartëson se kontratat e lojtarëve nuk do të ndryshojnë, pra do të jenë 10- mujore.

Kuqeblutë do të paguhen për marsin e prillin, e megjithatë ato do t’i llogariten për qershorin dhe korrikun. Mes të tjerash, ai kërkon edhe rimbursim për biletat. Kur dihet që ndeshjet do të luhen pa tifozë, klubi përllogarit një humbje që shkon në afro 151 milionë lekë të vjetër. Dhe për këto parà presin që t’u vijë në ndihmë Këshilli Bashkiak ose qeveria. “Sikurse jeni në dijeni, FSHF-ja maj 2020.

Kjo gjë është bërë në sajë të udhëzimeve përkatëse nga FIFA. Zakonisht në muajt qershor-korrik lojtarët nuk janë angazhuar, e për rrjedhojë kontratat e punës janë me një afat 10- mujor brenda vitit. Të tilla do të mbeten, duke marrë në konsideratë faktin që dy muajt e pezuka udhëzuar klubet e futbollit të fillojnë përgatitjet për trajnimin me qëllim vijimin për mbylljen e sezonit futbollistik 2019-2020, duke u përpjekur ta zhvendosë atë në muajt qershor dhe korrik 2020, duke rikuperuar kështu pjesën e sezonit dhe të ndeshjeve të pazhvilluara gjatë muajve prillllimit për shkak të ‘COVID’ zëvendësohen me angazhimin në punë në muajt qershor-korrik.

Ajo që do të rëndojë është realizimi i të ardhurave nga biletat, pasi presim që kampionati të përfundojë me ndeshje pa tifozë. Kjo do t’i shkaktojë dëm të konsiderueshëm financiar klubit, sikurse ka ndodhur në të gjitha klubet sportive në Shqipëri e mbarë botën. Kjo do të kërkojë mbështetjen e qeverisë dhe të bashkisë për të siguruar vazhdimësinë e zhvillimit të aktivitetit futbollistik të parashikuar në vitin 2020.

Ju kemi paraqitur tabelën e ndryshuar të planit ekonomiko-financiar që merr në konsideratë respektimin e kontratave për të gjithë trajnerët dhe sportistët, zbritjen e të ardhurave nga biletat me 15 milionë e 117 mijë lekë, balancimin e të ardhurave me shtimin e zërit ‘Të ardhura të tjera’ me 15 milionë e 117 mijë lekë duke kërkuar kësisoj mbështetjen nga ana juaj dhe qeveria shqiptare për tejkalimin e krizës në këtë sezon. Në këtë plan ekonomikofinanciar nuk janë parashikuar rritje të shpenzimeve për shkak të situatës së “COVID-19″, qiratë, protokollet e sigurisë gjatë trajnimit, lojës dhe për tifozërinë”, thuhej mes të tjerash në këtë shkresë.