Vrasja e të riut në Shkodër, reagon Helidon Bushati: Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat…

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi kriminal i rilindjes vazhdon në Shkodër, në një qytet ku krimi kërkon të imponohet me dhunë dhe terror.

Po i marrin frymën jetës së këtij qyteti.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur pushteti diktohet nga krimi. Nuk ka si ta luftojnë kur janë bërë njësh me krimin. Kanë garancinë e kryebablokut, prandaj po bëjnë kërdinë.

Policia të bëjë detyren e saj. Të distancohen nga kriminelët.

Qetësia dhe ligji t’i kthehet shkodranëve.