Vllaznia-Egnatia/ Trajner Sedloski: Kemi marrë masat e duhura për fitore, shkojmë në Europë…

Në harkun kohor të një jave, Vllaznia dhe Egnatia përballen dy herë radhazi në stadiumin “Loro Boriçi”. Të mërkurën u ndeshen për gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, takim ky i mbyllur në barazim 1-1, ndërkohë që nesër, të dielen, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për llogari të javës së 31-të të Abissnet Superiore.

Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes, ka qënë trajneri i kuqebluve, Goce Sedloski, i cili ka dalë në konferencë shtypi. Gjatë komunikimit me gazetarët shkodranë, Sedloski ka bërë me dije se stafi kuqeblu ka analizuar me skuadrën sfidën e parë të Kupës, duke marrë masat e duhura që në përballjen e së dieles Vllaznia të marrë fitoren tre pikëshe, që nëse realizohet, këmben vendet me rrogozhinasit duke kaluar në vendin e tretë me dy pikë më dy pikë shumë sesa Egnatia.

Ndeshja, Vllanzia-Egnatia e vlefshme për javën e 31-të të Superiores luhet të dielen në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport dhe RTSH Shkodra.