Viti 2021 nis me vrasje, 34 vjeçari vret me thikë kunatin…

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një 34 vjeçar ka qëlluar për vdekje kunatin e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji” në Tiranë, pas një konflikti të çastit. Autori ka goditur me thikë në qafë kunatin, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.