Vijon “ora policore”, ndalen fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 18 janar…

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të mbajë të pandryshuar orën policore si dhe të vijojë të jenë të ndaluara fluturimet drejt Britanisë.

“Të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore pas orës 22:00. Universitetet të vijojnë të të bëjnë mësim online edhe për dy javë dhe fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezullluara deri më 18 janar” deklaroi zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

 Zv/ ministrja thotë se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e lehtë por është një situatë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

“Priten pasojat që mund të kenë dhënë grumbullimet në festat e fundivitit” informoi zv/ministrja.

Ndërkohë që ende nuk ka të dhëna të plota për praninë e virusit anglez në Shqipëri.