VIDEO/ Homazhe si në NBA, Rahoveci dhe Vllaznia nderojnë Kobe Bryant…

Kobe Bryant ka qenë një nga basketbollistët më të dashur jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Lajmi i vdekjes tragjike të tij në një aksident me helikopter ka hidhëruar të gjithë sportdashësit dhe homazhet për të nuk janë kufizuar vetëm në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

Edhe në Ligën Ballkanike, në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Rahovecit të Kosovës, është bërë një homazh i ngjashëm me atë që u pa në të gjitha ndeshjet e NBA të së dielës.

Menjëherë pasi nisi ndeshja, basketbollistët shpërdoruan zotërimin e parë të topit, duke lënë që të skadojnë 24 sekondat e lejuara. 24 ishte edhe numri me të cilin ish-lojtari i Los Angeles Lakers luajti për herë të fundit në NBA.