Vetravsja në Mushan, policia e Shkodres jep informacion zyrtar…

Shkodër/Informacion paraprak

Më 05.12.2020, në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.