Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të nisë një ofensivë “në shkallë të gjerë” në fshatrat e Bregut Perëndimor…

Shpërndaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kanë njoftuar se kanë urdhëruar ushtrinë të ndërmarrë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në disa fshatra palestineze të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të përbashkët, dy zyrtarët thanë se forcat izraelite janë urdhëruar gjithashtu të shembin banesën e palestinezit që autoritetet izraelite e akuzojnë për një sulm me armë ndaj kolonëve pranë qytetit Tell, në veri të Bregut Perëndimor.

Ndërkohë, ushtria izraelite zhvilloi një operacion të gjerë në qytetin e Nablusit, duke dislokuar forca të shumta në zonë.

Ky zhvillim vjen pas një sulmi me armë pranë vendbanimit Havat Gilad, afër Nablusit, ku sipas mediave izraelite mbeti i vrarë një kolon izraelit dhe tre të tjerë u plagosën.

Sipas Kanalit 13 në Izrael, autorët e sulmit dyshohet se morën armën e një oficeri të sigurisë së vendbanimit përpara se të hapnin zjarr ndaj kolonëve.

Më herët gjatë së premtes, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se katër palestinezë humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike, gjatë një operacioni të forcave izraelite dhe kolonëve në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit.

Shpërndaje