Vetëhidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi” një 60 vjeçar në Tiranë…

Thellohet skandali në spitalet Covid. Një tjetër pacient është hedhur nga spitali pak pas mesnate, duke ndërruar jetë.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

60-vjeçari është viktima e pestë që hidhet nga spitalet Covid, nga këto 4 raste janë vetëm te “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një te Spitali Infektiv.