U paralajmërua se do t’i prishet shtesa pa leje, gruaja kërcënon me hedhje nga pallati

Një grua në Fier kërcënoi se do të hidhej nga një pallat pasi është paralajmëruar se do ti prishej një shtesë pa leje.

Gruaja qëndroi disa minuta në bordurat jashtë dritareve të shtëpisë nga ku kërcënonte se do të kryente aktin ekstrem.

Situata u monitorua nga forcat e policisë së Fierit, ndërsa pas minutash negociata gruaja e fut brenda në banesë.