“Turqia, investitori më i madh në Shqipëri”/ Këshilla e Erdogan: Bashkoni dy ministritë…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, nuk ka hezituar t’i japë një këshillë këtij të fundit. Sipas tij, Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit duhet të bashkohen, nuk duhet të funksionojnë të ndara.

“Turizmin dhe Kulturën ne i kemi në një ministri të vetme, ndërsa ju i keni të ndara, por mund të shohim se çfarë mund të bëjmë për paketa turistike, sikur t’i ndani këto ministritë. Ne, Turizmin dhe Kulturën i kemi në një çati të vetme dhe nuk mendojmë t’i ndajmë dhe kështu vazhdon situata. Nuk është një sinjal kjo për ju, nëse jeni të kënaqur nga kjo situatë vijoni me 2 ministri të ndara”, deklaroi Erdogan.

Ai u shpreh më tej se Turqia është investitori më i madh në Shqipëri.

“Jemi investitori më i madh në Shqipëri, 3.5 mld dollarë investime, nuk i konsiderojmë këto shifra si të vazhdueshme, por besoj që këto shifra do të rriten më shumë me ndihmën e autoriteteve shqiptare.”