Tre ditë më parë u largua nga ekipi “Drenicës”, Antonio Marku firmos me “Vllaznimin” e gjakovës…

Tre ditë më parë zyrtarizoi “divorcin” me ekipin e Drenicës ndërsa mbrëmë ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me ekipin e Vllaznimit të Gjakovës. E kemi fjalën për ish- mbrojtësin e Vllaznisë Antonio Marku që pavarësisht ofertave nga ekipe të ndryshme në kampionatin shqiptar, ka vendosur të vijojë sërish karrierën në Kosovë.

Ai u larguar verën e kaluar drejt Drenicës por gjërat atje nuk i shkuan ashtu si duhet dhe më 31 janar vendosi të largohej nga kjo skuadër pas ndryshimeve të klub duke ndërprerë kontratën dypalëshe me mirëkuptim.

Marku u largua por duke falenderuar stafin, shokët e ekipit, tifozët për besimin, mikëpritjen e respektin që treguan ndaj tij në fushë e jashtë saj.

Por mbrojtësi 28 vjeçar nuk ka qëndruar gjatë pa ekip. Mbrëmjen e së hënës ai ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me ekipin Vëllaznimi të Gjakovës.

“KF Vëllaznimi i Gjakovës, klub me histori të madhe. Kënaqësi dhe nder me ken pjesë e juaja. Na shkoftë mbarë”- shkruan ai.
shkodrasport.com