Trajneri Jonuz: Vllaznia do të kërkojë vetëm fitoren ndaj Bylisit

0
319

Java e 20-të e Kategorisë Superiore ka dhuruar sfidën Bylis- Vllaznia që do të luhet të hënen në orën 14.00 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një ndeshje shumë të vështirë, në kampin shkodran ka besim se do ia dalin të marrin një rezultat pozitiv. Një gjë e tillë është shprehur edhe në fjalët e trajnerit Mirsad Jonuz gjatë konferencës së shtypit në këtë pragndeshje. Më poshtë keni edhe përgjigjet e pyetjeve të bëra:

-Profesor, e keni analizuar barazimin e fundit ndaj Flamurtarit?

E kam shikuar situatën e ekipit jo vetëm në këto tre ndeshje por edhe në takimet miqësore që kemi patur. Kemi patur disa largime nga skuadra dhe jemi përforcuar me disa të tjerë. Tani ka një konkurrencë në skuadër dhe kjo është në të mirën tonë. Pavarësisht se në atë takim ne arritëm një barazim, përsëri mund të them se do të bëjmë më të mirën në takimin e kthimit. Tani i gjithë përqendimi jonë është tek takimi me Bylisin. është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Do të jetë shumë e rëndësishme për lojtarët e mij që të luajnë fort dhe të japin gjithçka.

-Ju e njihni skuadrën e Bylisit tani. Çfarë mund të thoni për të?

Skuadra e Bylist është një skuadër që ka lojtarë të mirë, por mbi të gjitha ka një grup shumë të mirë. Atyre do t’u mungojë një lojtar shumë i rëndësishëm për ta siç është Guindo dhe kjo do të jetë një favor për ne. Por kjo nuk është një garanci për fitoren tonë. Unë besoj tek lojtarët e mij që të japin gjithçka në fushën e lojës dhe do të luftojnë për fitore.
Si e shikoni pjesën e mbetur të sezonit?
Ka edhe tre muaj e gjysëm që të mbarojë kampionati. Ne kemi shanse për Kupën dhe kemi shanse edhe për kampionatin. Por ajo që dua të them është se këto djemë kanë nevoj për mbështetje.

Ardhja e brazilianit Zhunior ju ngroh?

Vllaznia e njeh këtë lojtar. është lojtarë i mirë edhe për mua është i tillë. Gjendja e tij është e mirë dhe nesër do të jetë nga minuta e parë.

-Tani keni shumë sulmues në dispozicion. DO të shohim një skemë më shumë sulmuese tani për Vllazninë?

Kjo është në mirën e ekipit. Në bazë të kundërshtarit do të shikojmë sesi do të rreshtohemi në fushën e lojës. Kjo ka të bëjë me zgjidhjet taktike.

-Para se të mbyllej merkatoja theksuat se tek Vllaznia do të vinte edhe një mesfushor. Çfarë ndodhi që nuk erdhi?

Ne pritëm për këtë lojtar por nuk erdhi. Megjithatë ne kemi disa zgjidhje për mesin e fushës si Krymi, Ramadani apo edhe Adilin, Hygor, Kruja apo edhe të tjerët. Alternativat që kam, më lejojnë që të ndryshoj formacionin. Besoj se kam një grup të mirë pavarësisht se gjithçka mund të ndodhin, pasi çdo takim është një aventurë ashtu siç është edhe vetë jeta e njërzëve.

-Vllaznia luan dhe ka rezultatet më të mira jashtë sesa brenda. Në Ballsh do të shkoj pë tre apo kënaqet edhe me një pikë?

Shkojmë vetëm për të fituar.

-Me këto afrime mendoni që Vllaznia do të pretendoj edhe për më shumë?

Normale. Do të kërkojmë më shumë në këtë sezon.

PËRGJIGJU